Njoftim nga Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” në Drenas

Njoftim nga Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” në Drenas, njofton qytetarët se kryerja e shërbimit në grumbullimin e mbeturinave sipas orarit të rregullt, nuk ka mundur të kryhet dje dhe sot ne të gjitha zonat kadastrale, si pasojë e defekte në automjete.

Zonat që kanë mbetur pa shërbim janë: Abri e Epërme, Arllat, Gjurgjicë, Baicë, Gllobar, Shtrubullovë si dhe terrenet e ditës së djeshme Drenasi 2 dhe Lagja e Feronikeli.

Dje pasdite janë rregulluar tre kamionë të cilët i kemi angazhuar në terrene të ditës së djeshme në zonat: Korroticë e Ulët, Zabel i Ulët, Drenasi 3 dhe Çikatovë e Re në të cilat është duke u punuar edhe tani.

Shpresojmë që gjatë ditës së sodit, do të na kthehen tri automjete nga Prishtina të cilat janë në servis për rregullim, për të nxënë hapin në kryerje të shërbimit në zonat të cilat janë sipas orarit të rregullt në ditët në vazhdim, si dhe ato të cilat kanë mbetur pa ju kryer shërbimi nga ditët e kaluara.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë