Besarta Zenullahi futet në listën për asamblenë komunale nga I.Q “Green për Drenas”

Në listën për Asamblenë Komunale nga I.Q. “GREEN për Drenas” do të garojë edhe Besarta Zenullahi, ekonomiste e diplomuar nga fshati Shtuticë.
Shkollën fillore e kreu në Shtuticë, të mesmen në Drenas, ndërsa studimet në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.
Ka kryer punë praktike në Ministrinë e Financave si dhe në Komunën e Drenasit, sektori i buxhetimit dhe pagesave.
“Besarta është e gatshme të jap kontributin e saj në lëminë e ekonomisë dhe financave në qeverisjen lokale në Drenas, si dhe në angazhimet mjedisore te iniciativës sonë”, ka thënë kandidati për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori./DrenicaOnline/