Vdes zyrtari komunal i Malishevës, Ragip Kastrati

Sot në moshën 62 vjeçare, ka ndërruar jetë zyrtari në Komunën e Malishevës, Ragip Kastrati nga fshati Turjakë. Ragip Kastrati ka qenë i angazhuar për shumë vite në shërbimin e ofiqarisë në Komunën e Malishevës, raporton GazetaScaaner.

Telegram ngushëllimi familjes Kastrati, i ka dërguar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të qeverisë komunale, si dhe drejtoresha e Drejtorisë së Administratës, Besartë Kryeziu-Ramaj, ku edhe ka punuar i ndjeri.

“Lajmi për vdekjen e hershme, na ka tronditur të gjithëve. Baci Ragip, ka qenë punëtor i zellshëm dhe i respektuar nga gjithë. Familjes Kastrati i shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet mes tjerash në ngushëllim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë