Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ky është rendi i ditës

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj, më datë: 30. 07. 2021 (e premte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.

Mbledhja do të ketë për rend dite;

1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal Drenas i dt. 29.06.2021.
2. Informim i kuvendit për aktivitetet e KKSB-së.
3. Raporti financiar i zhvillimit të Buxhetit Janar- Qershor 2021.
4. Bartja e mjeteve nga Rezerva Buxhetore për projektin digjitalizimi i shkollave.
5. Propozim vendim i komisionit për emërim të rrugëve.
6. Të ndryshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë