Digjet një veturë në Korenicë, autoambulanca në vendngjarje
Një veturë është përfshirë nga flakët në mesditën e së mërkurës në Korenicë të Gjakovës.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Vetura e cila shihet e ndalur në skaj rrugë shihet se ka marrë flakë të madhe.
Në vendin e ngjarjes ka arritur autoambulanca.
Po ashtu, kalimtarët e rastit shihen duke ofruar ndihmën e tyre lidhur me situatën.
S’dihet nëse ka të lënduar./IndeksOnline/