Kush është vajza që do të jetë kandidate për asamble komunale nga I.Q. “Green për Drenas”

Elvira (Naser) Prenku nga Dobrosheci është kandidatja e radhës, që do të garoj për një vend në Asamblenë Komunale në Drenas, në listën fituese të I.Q. “Green për Drenas”. Kështu ka njoftuar kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, nga I.Q. “Green për Drenas”, Xhavit Drenori.

Drenori ka njoftuar se Elvira Prenku shkollën fillore e kreu në Dobroshec, gjimnazin në Drenas, ndërsa vazhdon studimet në Infermieri, në Prishtinë, transmeton DrenicaOnline.

Elvira është vajza e Naserit, aktivist i shquar i fshatit dhe familje që dallohej për kontributin e madh në kohë të luftës, duke u bërë strehë ushtarëve dhe të plagosurve.

Elvira është e motivuar që t’i shtyej përpara politikat mjedisore dhe zgjidhjen e problemeve në këtë sferë.

Ne, si I.Q.”Green për Drenas”, i ftojmë të na bashkangjiten të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, që duan të angazhohen në kauzën tonë të mbrojtjes së mjedisit jetësor, luftimin e korrupsionit dhe për një shoqëri që promovon mundësitë e barabarta për të gjithë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë