Këta janë 3 zyrtarët policorë nga Drenasi të cilët IPK kërkoi të suspendohen nga puna

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar sot suspendimin e tre zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen për “Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se zyrtarët të cilët IPK rekomandoi të suspendohen nga detyra janë: V.Bujupi, B.Selimi dhe Sh.Morina.

Përveç keqpërdorimit të detyrës, Bujupi, Selimi dhe Morina dyshohen se kanë kryer edhe vepra të tjera penale kundër detyrës zyrtare dhe administrimit të drejtësisë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë