Theret me thikë një person në Prishtinë

Një person është therrur me mjet të mprehtë në Prishtinë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Njoftimi nga policia:
TSot rreth orës 22 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “2 korriku” në Prishtinë.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.