120 mijë eurot e konfiskuara sot në Sllatinë, gjysma ishin false

Dy persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, nën dyshimin për falsifikim parash.
Gazeta Online “Reporteri.net” nga burime brenda Policisë së Kosovës, merr vesh se dy të dyshuarit janë kapur me një shumë prej 120 mijë eurosh, një pjesë e madhe e të cilave kanë qenë të falsifikuara.
Lidhur me këtë rast, Reporteri.net ka kërkuar edhe informacione zyrtare nga Policia e Kosovës, por të njëjtit deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.