Sejdi Hoxha bashkë me Driton Ajazin e anëtarët tjerë të PDK-së, nderuan dëshmorët

Kryetari i Degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha së bashku me strukturat e degës kanë nderuar dëshmorët me rastin e 22 vjetorit të ditës së çlirimit të Drenasit.
Në njoftimin e postuar në faqën e PDK- dega Drenas thuhet se Liria e Kosovës është rezultat i luftës së drejtë të UÇK-së dhe sakrificës së pashembullt të popullit shqiptarë.
“Lavdi e përjetshme për dëshmorët dhe të gjithë të rënët për lirinë e vendit. Përjetësisht falënderues ndaj NATO-s, SHBA-së dhe të gjithë partnerëve ndërkombëtar që mbështetën në kauzën tonë të drejtë”, thuhet në status.
Mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që sot me punën dhe përkushtimin e tyre kontribuojnë në forcimin e shtetit tonë të ri.
Në këtë aktivitet është parë edhe, Driton Ajazi.