“Lufta” e brendshme e PDK-së për kryetar të Drenasit, Ferat Shala tregon a e mbështet Lladrovcin apo Ajazin?

Dega e PDK-së në Drenas gjatë vikendit e zgjodhi, Driton Ajazin si kandidat për kryetar të Drenasit por i menjhershëm ishte reagimi i kryesisë së PDK-së në qendër e cila ka kundërshtuar një gjë të tillë.
I pari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se kryetari i tanishëm i Drenasit, Ramiz Lladrovci, do të jetë edhe kandidat për kryetar të kësaj komune.
E më këtë deklaratë të Hoxhaj është pajtuar edhe deputeti i PDK-së nga kjo komunë, Ferat Shala që është edhe anëtar i kryesisë së partisë.
Në një prononcim për Gazetën Infokus, Shala ka thënë se e mbështetë Lladrovcin si kandidat për kryetar të këtij qyteti.
“Ju keni parë deklaratën e kryetari dhe nuk kam çka i shtojë asaj. Unë jam me Kryesinë e Partisë Demokratike dhe vendimi i PDK-së është omega dhe është vendim i përbashkët”, ka thënë Shala.