Mësimdhënësi nga Malisheva arrestohet pasi keqtrajtoi nxënësin

Një mësimdhënës nga Malisheva është arrestuar pasi kishte keqtrajtuar fizikisht nxënësin e tij.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Lexo Edhe:Shfaqet me shumë lëndime në fytyrë e trup, “Njeriu Ujk” thotë se u rrah nga djemtë e axhës
“Malishevë, 02.06.2021-11:30. Me 03.06.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte keqtrajtuar fizikisht nxënësin e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.