Kompania “Aktiv” nga Drenasi shpall 9 vende të lira të punës

Kompania gjigante nga Drenasi “Aktiv Sh.p.k” ka shpall konkurs për 9 vende të lira të punës, transmeton DrenicaOnline.
Në konkursin e shpallur sot, kërkohet një arkitekt, dy shoferë (kat C), dy arkatare dhe katër sektoristë.
Konkursi është i shpallur deri me 10 tetor të këtij viti.
Aplikimin mund ta bëni online ndërsa më poshtë gjeni detajet e konkursit:
Aktiv sh.p.k shpall konkurs për 9 vende të lira të punës.
Pozitat:
– Arkitekt (1 vend i lirë i punës);
– Shofer, kat.C (2 vende të lira pune);
– Arkatare (2 vende të lira pune);
– Sektorist (4 vende të lira pune);
Pozita Arkitekt – Kriterët:
– Kualifikimi Bachelor (preferohet Master);
– Shkathtësi në AutoCAD dhe ArchiCAD;
– Shkathtësi në Photoshop;
– Shkathtësi në modelim dhe vizuelim
Vendi i punës: DRENAS
Pozita Shofer, kat.C – Kriterët:
– Patent shoferi, kategoria C – së paku një vit;
Vendi i punës: DRENAS
Pozita Arkatare – Kriterët:
– Të keni njohuri bazike për kompjuter;
– Të jeni të aftë për punë në grup;
– Të keni eksperiencë pune në fushën përkatëse minimum një vit.
Vendi i punës: SKËNDERAJ
Pozita Sektorist – Kriterët:
– Të jeni të aftë për punë në grup;
– Të keni eksperiencë pune në fushën përkatëse minimum një vit.
Vendi i punës: SKËNDERAJ
Mënyra e aplikimit:
Dërgo CV-në tuaj duke cekur pozitën që aplikoni në e-mail adresen info@aktiv-ks.com, të bashkangjitur më një foto.
Konkursi është i hapur deri më datë 10/10/2020.
Në intervistë do të ftohën vetëm kandidatët/et që janë në listën e ngushtë.
#aktivhome