Pas një viti të gjatë angazhimi e pune dhe sukseseve të arritura, për të tretën herë drenicasi Xhemë Krasniqi, ka pranuar titullin “Sportist i vitit” (vitit 2016) dhe “Sportist i vitit për kategorinë e Seniorëve”, poashtu Mirënjohje për kontributin në sportin e Gjimnastikës nga Federata Gjimnastikës së Kosovës.
”Falënderimi im më i madh shkon për babin tim, njëherit Trajneri im, prof. Bashkim Krasniqi, për mbështetjen e pakursyer morale dhe financiare pasi një e tillë ka munguar deri më tani nga organet përgjegjëse të sportit”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka falënderuar gjithë familjen e tij në përgjithësi si dhe shoqërinë e tij që e përkrahën në çdo moment./DenicaOnline/