Feronikeli ka arritur të mposhtë skuadrën ruse Anzhi me rezultat 3:1 në ndeshjen miqësore që është luajtur në Turqi.
Pas kësaj fitoreje, kanë filluar të qarkullojnë zëra se Anzhi nuk ka luajtur me ekipin e parë dhe për këtë ka ardhur edhe një reagim nga kryetrajneir i Feronikelit, Afrim Tovërlani.
“A po na bajn gajlen a ke Anzhi A,B,C a D!!!!”, ka ironizuar Tovërlani duke postuar edhe një foto ku shihet me një puro në dorë.