Rrugën e shumicës së skuadra kosovare, do ta ndjekë edhe Drenica, e cila të hënën në mëngjes në ora 08:00, do të niset drejt Shqipërisë, ku do të kryejnë fazën e fundit të përgatitjeve për stinorin pranveror, shkruan Infokusi.com.
Drenica do të qëndrojë në Shqipëri për 10 ditë e më pas do të rikthehet në Kosovë e gatshme për ndeshjen në kudër të Kupës së Kosovës ndaj KEK-ut, e cila zhvillohet me 18 shkurt.
Vetëm Besa e Pejës dhe Trepca nga Mitrovica, janë skuadrat që deri me tani nuk kanë shkuar jashtë vendit për përgatitje.