Feronikelin e pret një test i vështirë nesër ndaj gjigantit rus!

Anzhi do jetë kundërshtari i rradhës për skuadrën e Feronikelit gjatë fazës përgatitore në Antalia. Dueli ndërmjet këtyre dy skuadrave do zhvillohet në Belek me fillim nga ora 15:30 me kohën lokale, përcjellë Gazetasheshi.com.

Përgjatë ditës së premte ekipi i drejtuar nga Afrim Tovërlani mori instruksionet e fundit dhe pritet që nesër të zhvillojë edhe duelin e dytë kontrollues.

Kujtojmë që skuadra e “Niklit” tashmë ka zhvilluar një duel miqësor në Antalia dhe ka humbur ndaj skuadrës bullgare Montana, të cilin e ka humbur 2-0.

Për më shumë lajme nga Drenasi, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në facebook:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë