Kryetari Lladrovci pret në takim Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, Sami Istrefi
Kryetari i Komunës së Drenasit, të premten ka pritur në takim Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, Sami Istrefi, avokaten shtetërore, Ilire Ajdogan dhe avokatin e shtetit Arsim Zuka me të cilët ka bashkëbiseduar për bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy institucioneve për të mirën e qytetarëve.
Kryetari Lladrovci ka njoftuar të pranishmit për punët, angazhimet, projektet e Komunës si dhe sfidat dhe ka falënderuar për vizitën që i kanë bërë Komunës së Drenasit.
Ndërsa Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, Sami Istrefi e ka njoftuar kryetarin Lladrovci për rolin dhe detyrat e avokatit të shtetit, duke vlerësuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit me Komunën, sidomos me zyrtarët ligjor komunal.