Seldi më në fund tregon statusin e tij dhe të vërtetën për lidhjen me Keisi Medini

Seldi Qalliu ka shuar zërat për ndonjë lidhje.

Ka javë që po përflitet për një lidhje të mundshme mes këngëtarit Seldi dhe bukuroshes Keisi Medini.

Ata kanë punuar bashkë për projektin më të fundit të Seldit, në videoklipin e të cilit paraqitet Keisi ndërsa dyshja gjatë kësaj kohe janë shkfaqur shumë të afërt.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Keisi ka folur një herë e mirë për raportin që ata kanë, duke thënë se e ka si vëlla, madje ajo tregoi se e njeh Seldin qysh kur ishin fëmijë.

Pas Kejsit, edhe Seldi tka vendosur të shuajë zërat njëherë e përgjithmonë, duke postuar një foto të tij në Instagram me përshkrimin ‘Single boy’ (djalë beqar), për të na lënë të kuptojmë se pas ndarjes nga Mimoza ani vazhdon të mos jetë me ndonjë vajzë./Gazeta Express

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë