Gjendet i vdekur një burrë në Skënderaj, Policia po heton rastin
Sot Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Skenderaj është gjetur pa shenja jete.
Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.Ndërsa, në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.
Rasti raportohet se ka ndodhur, të enjten më 09.10.2025, rreth orës 20.00.
Policia po heton rastin që e ka cilësuar si ‘hetim i vdekjes’.

