Tubim madhështor në Lipjan/ Shukri Buja: Fitorja është e qytetarëve të Lipjanit!
Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë gjatë takimit të sotëm elektoral. Ai është shprehur se energjia, dashuria dhe pjesëmarrja masive e qytetarëve kanë vulosur fitoren e madhe të Lipjanit.
“Faleminderit qytetarë të dashur të Lipjanit! Sonte treguat dashuri, besim, si dhe përkushtim për Lipjanin tonë. Energjia juaj më dha forcë, pjesëmarrja juaj më dha shpresë, e mbështetja juaj e vulosi fitoren! Kjo fitore është e juaja!”, ka deklaruar Buja.
Në përfundim të fjalës së tij, ai theksoi se ka ardhur koha për fitoren e Lipjanit tonë, duke paralajmëruar fundin e një fushate të suksesshme që, sipas tij, do të kurorëzohet me fitore më 12 tetor.









