Është ndër më të mirat që ka skena e muzikës popullore shqiptare.
Një nga këngëtaret e njohura të muzikës në vend është edhe Afërdita Demaku, mjaft aktive prej shumë vitesh.
Afërdita nuk ndalet së lansuari këngë të bukura, e së fundi ka ardhë në duet me të bijën, Donën.
Ajo që bënë përshtypje së fundi, është pamja e këngëtares Afërdita Demaku, e cila po shfaqet dukshëm më e rë e më e freskët, shkruan Kosovarja.
Më moderne, më rinore dhe shumë më e dobët. Siç mësojmë, Afërdita ka hequr shumë kilogram falë një diete të alternuar me ushtrime fizike.