Bariu shqiptar u vra nga rrufeja, babai i tij tenton të vetëvritet
Moti i keq i disa ditëve më parë i cili i ka kushtuar jetën një të riu shqiptar.
Në Luginën e Kilkisë është gjetur trupi i një 26-vjeçari shqiptar, i cili punonte si bari në zonë.
Bariu shqiptar, Jon Kërtuka është vrarë nga rrufeja.
Por në familjen e tyre kjo nuk është tragjedia e parë, pasi dikur ka vdekur edhe një tjetër djalë i shtëpisë.
Babai i Kërtukës, e ka pasur kaq të vështirë saqë ka tentuar të vetëmbytet por është shpëtuar nga të afërmit./Albeu/