Thaçi: FAK-u do të jetë forcë e standardeve më të larta të NATO-s
Ky është postimi i plotë:
Në Ditën e FSK-së kujtojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës është rritur në një forcë të standardeve më të larta ndërkombëtare dhe është kthyer në një forcë profesionale, multi-etnike, me përfaqësim të duhur gjinor, sukseset e së cilës kanë tejkaluar kufijtë e Kosovës.
Njësitet e saj morën medaljen e artë në manovrat në Britani të Madhe, kadetët e saj trajnohen dhe dallohen për suksese në akademitë më prestigjioze ushtarake në botë, trupat e saj ndihmojnë në aksione të kërkim-shpëtimit në rajon e më gjerë. Ata janë krenaria jonë, besimi ynë në të ardhmen tonë të sigurt, në paqe e stabilitet.
Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë është gati që të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës. Do të jetë kjo një forcë e standardeve më të larta të NATO-s, profesionale, me përfshirje të gjerë të të gjitha komuniteteve dhe gjinive, që do të angazhohet për paqe dhe stabilitet në Kosovë, në rajon dhe kudo në botë. HTH