Drita është kampione e Kosovës për sezonin 2017/18.
Drita ia arriti qëllimit, pas një sezoni mbresëlënës – u shpall kampion i Kosovës për sezonin 2017/18.
Tashmë ka nisur festa për klubin nga Gjilani dhe tifozët që e kanë prit me padurim këtë ditë.
Tifozi shpërthen në lot pas triumfit të Dritës
Natyrisht, këtë triumf nuk po arrin ta besojnë as tifozët, që shpërthyen në lot pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.
Drita e përfundoi sezonin me 67 pikë, tri më shumë se Prishtina, teksa përgjatë 33 xhirove, pësoi vetëm 2 humbje, regjistroi 13 barazime dhe arriti 18 fitore.