Ata kanë vetëm pak ditë që janë bërë sërish prindër, pas djalit të tyre Joel ka ardhur në jetë edhe vogëlushja e tyre Sia.
Por kjo nuk e ka penguar moderatoren Amarda Toska që në ditëlindjen e bashkëshortit të saj komedianit Ermal Mamaqi të bëjë një urim të veçantë dhe plot dashuri.
“Edhe 1 vit me shume te lumtur bashke ! Deri ne fund si ne kete foto…Pac gjithe jeten si nje feste zemra ime! #birthdayboy #mylove,”-përfundon Ami. Gjithashtu krahas këtij urimi ajo ka publikuar dhe një foto ku ata shfaqen së bashku më të lumtur dhe më të dashuruar se kurrë.
