Shukri Buja: Stacion i ri autobusësh dhe transport falas për nxënësit në Lipjan

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka premtuar përmirësime të mëdha në infrastrukturën e transportit public, transmeton DrenicaOnline.

Ai ka treguar se sot, gjatë një udhëtimi me autobus drejt Prishtinës, është ulur pranë nxënësve dhe punëtorëve që çdo ditë përballen me vështirësi të mëdha në transport.

“Sot, në udhëtimin tim me autobus drejt Prishtinës, u ula pranë nxënësve që çdo mëngjes nisen herët për në shkollë, pranë punëtorëve që rendin drejt punës dhe pranë qytetarëve që çdo ditë e përballojnë vështirësinë e transportit. Ata më treguan për vonesat, për mungesën e lidhjeve të rregullta dhe për nevojën e madhe për një zgjidhje moderne. Dhe unë u thashë: kjo nuk do të mbetet vetëm bisedë, por zotim ynë i përbashkët”, tha Buja.

Ai ka theksuar tri zotime konkrete: Ndërtimin e një stacioni të ri të autobusëve në Lipjan, krijimin e lidhjeve të rregullta mes qytetit dhe fshatrave dhe transport publik falas për nxënësit.

Sipas tij, “autobusi i mëngjesit nuk ishte vetëm udhëtim, por një takim i vërtetë me jetën reale të qytetarëve të Lipjanit”./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë