Dalin për herë të parë pamjet e “arratisjes” së Gjestit, banori tregon arsyen: Egli po më rri gjithë kohës nga pas, ndihem keq

Për herë të parë janë publikuar pamjet e kapërcimit të murit të shtëpisë së Big Brother nga Gjesti pak ditë më parë.
Mbrëmjen e sotme ai ka treguar arsyen se përse e bëri atë veprim.
“Ka ditë që jam i ngarkuar, unë kam më shumë se të gjithë izolim dhe mbaj peshën e banorëve, dhe me Eglin.
Nuk dua të shoh një vajzë duke qarë pas meje se po më bën keq, është e dhënë pas mejë gjithë kohës, dhe po ndihem keq se nuk po duket normale. E kam pas dhe jashtë një situatë me një vajzë që ka shkuar dhe në një gjë edhe më të keqe.
Jam i ngarkuar dhe i lodhur, pata një ngushtim në zemër, desha thjeshtë për të parë më shumë. I kërkoj falje publikut dhe familjes time, keni marrë masat dhe ju, kam fol me psikologen”, tha ai.