Krasniqi kujton Masakrën e Likoshanit dhe Qirezit: Ata janë drita e pashuar e lirisë sonë dhe themeli i shtetit që gëzojmë sot

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar të rënët e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit.
”Sot, në Likoshan dhe Çirez, bashkë me kolegë nga Partia Demokratike e Kosovës, u përkulëm me respekt e mirënjohje para martirëve dhe dëshmorëve të UÇK-së, të cilët 27 vite më parë i dolën përballë armikut me guximin, besimin dhe gjakun e tyre”, ka shkruar Krasniqi.
Ata janë drita e pashuar e lirisë sonë dhe themeli i shtetit që gëzojmë sot. Ne nuk do t’i harrojmë kurrë, ka shtuar më tutje Krasniqi.