PDK fiton bindshëm në Komoran, ky është rezultati

Në qendrën e votimit “Xheladin Gashi – Plaku” në Komoran, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shënuar një fitore dominuese me 69.64% të votave, duke konfirmuar përkrahjen e fortë në bastionin e saj tradicional në Drenas, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), rezultatet për këtë qendër janë si më poshtë:

PDK – 1420 vota (69.64%) Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 432 vota (21.19%) Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 93 vota (4.56%) AAK – Nisma – 63 vota (3.09%) Koalicioni për Familje – 16 vota (0.78%)

Komorani, si fshati më i madh i Drenasit, ka dëshmuar edhe një herë mbështetjen e palëkundur për PDK-në, duke reflektuar trendin e përgjithshëm në këtë komunë. Kjo fitore tregon se elektorati i PDK-së mbetet besnik dhe i përkushtuar ndaj këtij subjekti politik.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë