Fadil Demaku: “Mirënjohës për mbështetjen tuaj në Gllanasellë, Godanc dhe Çikatovë e Vjetër!”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Demaku, ka shprehur falënderim për banorët e Gllanasellës, Godancit dhe Çikatovës së Vjetër, pas takimeve të mbajtura me ta.

“Mbrëmë në takime me banorë të Gllanasellës, Godancit dhe Çikatovës së Vjetër. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë votuesit dhe mbështetësit që u bashkuan me ne!” – ka shkruar Demaku.

Ai ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së qytetarëve për PDK-në dhe programin e saj, duke e konsideruar këtë një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për Kosovën.

#PDK131
#FadilDemaku19
#BedriHamza1

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë