Adnan Thaqi në Gllanasellë: “Vula e fitores i takon PDK-së”
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1738964684173-750x430.jpg)
Kandidati për deputet nga PDK, Adnan Thaqi, ka mbajtur një takim të fuqishëm me banorët e Gllanasellës, Godancit dhe Çikatovës së Vjetër, ku u theksua mbështetja e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës.
“Në Gllanasellën e Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, i dhamë vulën e fitores PDK-së! Ky takim, i mbushur me entuziazëm dhe angazhim, dëshmoi se qytetarët janë të gatshëm të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë”, tha Thaqi.
Ai shtoi se besimi në zhvillimin e vendit dhe përkrahja për PDK-në janë të palëkundura, duke ritheksuar se fitorja më 9 shkurt është e pashmangshme.