Arta Vokshi-Nallbani: “Bizneset, shtylla kryesore e ekonomisë – Kosova mundet më mirë!”
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arta Vokshi-Nallbani, ka zhvilluar takime me bizneset e qytetit të Pejës, duke theksuar rëndësinë e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Bizneset janë forca e zhvillimit të ekonomisë. Janë punëdhënësit më të mëdhenj në vendin tonë. Jemi popull ndërmarrës, me biznese konkurruese që krijojnë vende pune, paguajnë tatime dhe e mbajnë shtetin me punën, përkushtimin dhe inovacionin e tyre,” ka deklaruar Vokshi-Nallbani.
Gjatë vizitës në bizneset “Mobilie Karagaq” dhe “Arta Tex”, ajo u njoh nga afër me sfidat dhe nevojat e tyre, duke u zotuar për mbështetje më të madhe nga institucionet e ardhshme.
“Kosova mundet më mirë për bizneset e vendit tim!” ka përfunduar ajo.
#BedriHamza1
#ArtaNallbani102