Fadil Demaku takon veteranët dhe aktivistët e PDK-së në Mitrovicë
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/476221284_2773126472875179_1954363728988337724_n-750x430.jpg)
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Fadil Demaku, ka zhvilluar një takim në Mitrovicë me familjen Halilaj, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aktivistë të PDK-së.
Demaku ka falënderuar të pranishmit për mbështetjen e tyre dhe ka theksuar rëndësinë e bashkimit për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Prania juaj është dëshmi e fuqisë së besimit dhe punës së përbashkët për të bërë të mundur fitoren e Partisë Demokratike”, ka deklaruar ai.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin PDK-në dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, për të ndërtuar një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar.