Adnan Thaqi: Llapushniku, histori dhe krenari – mbështetje e fuqishme për PDK-në

Kandidati për deputet nga PDK, Adnan Thaqi, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e fuqishme që ka marrë nga banorët e Llapushnikut, duke e cilësuar këtë vend si simbol të sakrificës dhe krenarisë kombëtare.

“Llapushniku është histori, është krenari, është gjaku dhe sakrifica që e bëri Kosovën të lirë! Jam krenar për vendlindjen time, sepse gjithmonë ka qenë në krahun e drejtë të historisë. Dhe sot, si dje, Llapushniku rreshtohet me PDK-në, për një Kosovë që ecën përpara, për një Kosovë që mundet më mirë!” – ka deklaruar Thaqi.

Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe përkrahjen e tyre të palëkundur në këtë garë zgjedhore, duke theksuar se PDK-ja do të vazhdojë të punojë për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë