Adnan Thaqi: Pakleku, një plagë e hapur që kërkon drejtësi ndërkombëtare

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Thaqi, ka përkujtuar vizitën e ambasadorit William Walker në fshatin Paklek, një nga vendet më të prekura nga gjenocidi serb gjatë luftës së vitit 1999.

Walker, ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, e krahasoi masakrën e Paklekut me atë të Reçakut, duke e cilësuar si një nga aktet më tronditëse që ka parë ndonjëherë. Masakra në Paklek mbetet simbol i vuajtjeve të popullit shqiptar, ku gra, burra, fëmijë dhe të moshuar u vranë brutalisht dhe më pas u dogjën në shtëpitë e tyre nga forcat serbe.

Adnan Thaqi theksoi se Pakleku është një kujtesë e dhimbshme e historisë sonë, por edhe një thirrje e fuqishme për drejtësi ndërkombëtare, që ende pret të vihet në vend.

“Kush dyshon në drejtësinë e intervenimit të NATO-s, le të shkojë në Paklek,” – ka thënë dikur ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lordi George Robertson, duke përforcuar të vërtetën për tragjedinë që ndodhi.

#PDK131
#BedriHamza1
#AdnanThaqi12

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë