Bekim Haxhiu prezanton programin e PDK-së në Gollak

Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu, gjatë një takimi me banorët e fshatit Llukar në Prishtinë, prezantoi programin fitues të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai theksoi rëndësinë e një Kryeministri të ndershëm dhe me plane konkrete, si Bedri Hamza, për të udhëhequr vendin drejt progresit.

“Mbështetja që po marrim tregon qartë se qytetarët e Gollakut dhe të gjithë Kosovës po i bashkohen vizionit tonë për një të ardhme më të mirë”, deklaroi Haxhiu.

#PDK131
#BedriHamzaKryeministër1
#BekimHaxhiuKamishi109

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë