“Ni deputet i yti i ka 2000 euro, na çka me bo me 100 euro”, pensionisti në Istog ia thotë në sy Kurtit

Një pensionist në Istog i është ankuar kryeministrit Albin Kurti për pensionin e paktë që e marrin në muaj.

Ai tha se derisa atyre nuk iu dalin 100 euro në muaj as për ilaçe, deputetët paguhen më shumë se 2000 euro.

“Me pasë pak kujdes për shtresën e ulët se ne mos me pasë me na ndihmu dikush…po na sheh qysh jemi ne…Për këtë mandat i koftë hallall, valla me na lonë qeshtu edhe për qetrin pasha Zotin…Me premtu shumë e mos me bë kurrgjë s’bon. Për mandatin e ardhshëm unë jom tu shpresu, jo për mu, po për të ton që jemi me ndihma sociale është marre me i thonë i ka 100 euro. Nuk iu dalin ni drekë me hongër njoni prej qetynve”, i tha pensionisti Kurti, i cili ka shkuar atje për tubime elektorale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë