Gjeneral në luftë, gjeneral në paqe!
Xhevahir Geci, luftëtar dhe gjeneral, synon Kuvendin nga radhët e PDK-së
Xhevahir Geci, i lindur në Llaushë, është një figurë e shquar kombëtare, i njohur për kontributin e tij si në luftë, ashtu edhe në paqe. Me arsimim në Fakultetin Filozofik, drejtimi Histori, ai ka kombinuar njohuritë intelektuale me përkushtimin për atdheun.
Si një nga nismëtarët e krismave të para të UÇK-së, Geci luftoi krah për krah me Adem Jasharin, duke udhëhequr me guxim në betejat për çlirimin e Kosovës. Pas luftës, ai shërbeu si gjeneral në Ushtrinë e Kosovës, duke ndihmuar në ndërtimin e një force mbrojtëse që garanton paqen dhe stabilitetin e vendit.
Sot, Geci garon si kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me numrin 35, duke synuar të sjellë përvojën dhe vizionin e tij në Kuvendin e Kosovës. Fokusi i tij përfshin sigurinë kombëtare, zhvillimin ekonomik dhe përparimin e rinisë, duke e bërë një ndër figurat kryesore të kësaj gare elektorale.
#PDK131
#XhevahirGeci35
#MaMirë