Plagoset një person në Malishevë, viktima niset drejt QKUK-së ndërsa i dyshuari përfundon në pranga
Është raportuar se në një lokal në Malishevë,të premtën rreth orës 03:30, ka ndodhë një rast plagosje me armë zjarri.
Viktima ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, transmeton portali DrenicaOnline.
Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka dorëzuar një armë me gaz me shtatë (7) fishekë kal.9mm dhe një gëzhojë fisheku me gaz e cila armë dyshohet se është përdorur në rast.
Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e tij, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti është duke u hetuar./DrenicaOnline/