Banorët e Abrisë nuk e mirëpresin Lladrovcin (Video)
Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit Ramiz Lladrovci nuk është pritur aspak mirë në fshatin Abri.
Në një video të siguruar nga ‘Indeksonline’, shihen banorët e këtij fshati tek sa i kërkojnë llogari Lladrovcit dhe PDK-së për moskryerjen e obligimeve.
“Nuk keni bërë asgjë. Çka keni bërë në Abri? Marrë duhet me ju ardhe. As nuk kemi kanalizim as ujësjellës”, dëgjohet teksa banorët e Abrisë i drejtohen Lladrovcit.
Ankesa ata kanë pasur edhe për mospunësimin e të rinjve. Sipas banorëve asnjëri të ritë e këtij fshati përkundër premtimeve të zyrtarëve të PDK-së, asnjëri nga ta nuk është i punësuar.
Ky takim i Lladrovcit me banorët e Abrisë është zhvilluar ditë më parë në kuadër të parafushatës qe kandidatët e partive politike po bëjnë për zgjedhjet e 4 dhjetorit.
Hallakamë në takimin e Lladrovcit me banorët e Abrisë
Posted by IndeksOnline on Thursday, November 24, 2016