Isak Neziri: Përkrahja nga Drenica nuk mungon kurrë
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri, ka vizituar odat e Drenicës, ku u prit ngrohtësisht nga bashkëvendasit e tij në konakun e bacës Brahim Rexhepi në Qirez.
Në një postim, Neziri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që po merr gjatë fushatës dhe theksoi përkushtimin e tij për t’ia kthyer Kosovës dhe Drenicës tërë dijen, përvojën dhe kapitalin e fituar në Gjermani.
“Çdo ditë po ndjehem i vlerësuar për mbështetjen e bashkëvendasve të mi. U zotova se do të angazhohem për ta sjell në Kosovë gjithë dijen dhe përvojën time. Kosovës dhe Drenicës kam çka t’i jap”, tha Neziri.
Ai e përfundoi mesazhin me një falënderim të përzemërt për Drenicën, duke e cilësuar si zemrën e Kosovës.
#DrenicaZemraEKosovës
#IsakNeziri
#PDK