Betim Gjoshi: PDK-ja asnjëherë s’ka qenë e majtë
Betim Gjoshi, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, ka komentuar deklaratat që i lidhin PDK-në me ideologjinë e majtë.
Ai theksoi se PDK-ja asnjëherë nuk ka qenë parti e majtë, duke theksuar se kjo është një perceptim i gabuar që është krijuar nga të tjerët.
“Unë e kam parë edhe në një nga emisionet e juaja që keni thënë që PDK-ja është e majtë dhe unë po iu them që PDK-ja asnjëherë s’ka qenë e majtë. S’mundesh me gjetë asnjë dokument, as dokumenti themeltari i partisë, që është statuti i partisë në të gjitha konventat e saj që është miratuar. Që ka thënë PDK-ja është e majtë, PDK-ja është e djathtë, e djathë e qendrës. Jemi anëtar të ALDE-së. Është përshkrimi që na kanë dhënë të tjerët, e që mua me jepet mundësia me tregu për këtë pjesë”, ka thënë Gjoshi në Debat Plus.
Po ashtu, Gjoshi theksoi se PDK-ja është partia që ka arritur më së shumti fitore në Kosovë, jo vetëm në nivelin qendror, por edhe në atë lokal.