Zyrtare: Arsim Thaçi emërohet trajner i Drenicës

Tashmë dhe është zyrtare, Arsim Thaçi është emëruar trajner i ri i Drenicës, raporton Sinjali.

Lajmin për emërimin e trajnerit të ri e bëri të ditur vetë klubi i Drenicës përmes një postimi në Facebook.

Drenica ditë më parë e shkarkoi nga detyra trajnerin, Bylbyl Sokoli, pasi ky i fundit i’u fut garës për deputet në radhët e Vetëvendosjes.

Postimi i plotë i Drenicës:

“Arsim Thaçi emërohet trajner i Drenicës

Pas largimit të trajnerit Bylbyl Sokoli, drejtuesit e klubit kanë arritur që të zgjedhin trajnerin e ri që do t’i prijë ekipit në stinorin pranveror.

Arsim Thaçi, zyrtarisht ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit, dhe do të jetë kryetrajner i ri i skuadrës.

Thaçi ka qenë pjesë e shumë skuadrave kosovare, dhe pervoja e tij besojmë që do të sherbejë që klubi të arrij objektivin, rikthimin në Superligë.

Gjatë ditëve në vijim do të kemi edhe prezantimin zyrtar të trajnerit.

Mirësevjen Arsim Thaçi”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë