Xhiro e 16-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll do të vijojë sot me dy duele interesante.
Kampioni në fuqi, Ballkani do të përballet me skuadrën e Ferizajt si mysafir.
Te “portokallinjtë” do të debutojë trajneri i sapoemëruar, Orges Shehu.
Suharekasit ndodhen aktualisht në pozitën e tretë në tabelë me 26 pikë, ndërkohë ferizajasit në pozitën e parafundit me 16 pikë.
Dueli tjetër është ai mes Malishevës dhe Feronikelit.
Feronikeli e regjistroi fitoren e parë në këtë sezon xhiron e fundit, duke triumfuar 3-1 në shtëpi ndaj Suharekës. “Nikli” fitoi javën e kaluar edhe nga Istogu në ndeshjet e Kupës.
A është kjo pika ethesës së “Niklit”, mbetet të shihet sot kur dueli luhet nga ora 13:00./DrenicaOnline/