Afaristi Isak Neziri dhuron 10 bursa për nxënësit e shkollës “Fehmi Lladrovci” në Drenas

Shkolla e Mesme “Fehmi Lladrovci” në Drenas u bë sot mikpritëse e një vizite të veçantë nga ish-nxënësi i saj, tashmë një afarist i suksesshëm, Isak Neziri. Drejtori i shkollës, Lulzim Nika, shprehu mirënjohjen e tij për Nezirin, i cili, me një gjest të bujarisë dhe dashamirësisë së tij, ka ndarë 10 bursa për nxënësit e shkollës, transmeton portali DrenicaOnline.

“Ky gjest fisnik është një ndihmë e madhe për nxënësit, duke u krijuar atyre më shumë mundësi për arsimim dhe duke i frymëzuar të ndjekin ëndrrat e tyre,” theksoi Nika.

Për të shprehur mirënjohjen e tij, drejtori i dhuroi z. Neziri dy librat e tij të botuar vitet e fundit, si simbol të respektit dhe falënderimit për kontributin e tij të vyer ndaj shkollës dhe komunitetit të saj./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë