Partia “Bashkimi Demokratik” nis aktivitetin e saj në Drenas, prezanton programin për zgjedhjet e ardhshme

Partia politike “Bashkimi Demokratik” ka nisur zyrtarisht aktivitetet e saj në Drenas, ku zyrtarët e saj po prezantojnë konceptin e ri dhe programin për zgjedhjet e ardhshme para qytetarëve të zonës, transmeton DrenicaOnline.

Me synimin për të ofruar një alternativë të re, BD po vjen me propozime që synojnë përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Në takimet e zhvilluara, zyrtarët e BD-së kanë ndarë qëndrimet dhe kritikat e tyre për çështje të ndryshme të qeverisjes aktuale, duke theksuar rëndësinë e një qeverisje më transparente dhe të përgjegjshme./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë