Boksieri nga Drenasi, Drilon Rama hyn në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
Një tjetër emër i njohur nga Drenasi, boksieri Drilon Rama, është konfirmuar si një nga banorët e rinj të Big Brother VIP Kosova 3.
Drilon Rama, një artist i arteve marciale dhe boksier me suksese të shumta, pritet të sjellë energji dhe përvojën e tij të fortë sportive në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Rama ka shënuar fitore të bindshme në meçet e tij të zhvilluara kryesisht në Gjermani, ku ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në artet marciale.
Tashmë, ai do të sfidojë konkurrentët e tjerë në një fushë të re, atë të garës së Big Brother VIP.
DrenicaOnline do të vazhdojë të sjellë për ju lajmet më të fundit rreth pjesëmarrjes së tij dhe zhvillimeve brenda shtëpisë./DrenicaOnline/