Plagoset nga kolegu i saj një zyrtare policore në Prishtinë

Mëngjesin e sotëm është plagosur me armë zjarri një zyrtare policore në Prishtinë.

Dyshohet se ajo është plagosur aksidentalisht nga një kolegu i saj.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur brenda stacionit policor – Jugu.

Lidhur me rastin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për IndeksOnlinen se Inspektorati Policor po merret me rastin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë