Ndërron jetë personi që u qëllua me armë zjarri në Mitrovicë

Para pak çastesh ka ndërruar jetë në Qendren Klinike Universitare personi i cili gjatë paraditës së sotme është plagosur me armë zjarrë në Mitrovicë.

Lajmin për “Indeksonline”, e ka konfirmuar Drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla.

Syla ka thënë se i plagosuri në QKUK ka ardhur në gjendje kritike dhe se nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

“ I plagosuri ka ardhur në QKUK në gjendje të rëndë, kritike. Përkundër masave që kemi marrë dhe trajtimit të ofruar, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe se para pak çastesh ka ndërruar jetë“, ka thënë Syla./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë